
@ Edi Rama:
ME MIRËSJELLJE I KËRKOHET KRYEMINISTRISË, KRYEMINISTRIT, TE SHPREHET PUBLIKISHT PËR ZBULIMET GJUHËSORE
Falë punës së grupit të Bashkëqeverisjes është bërë i mundur organizimi i tre takimeve pranë Kryeministrisë, ku ishin pjesëmarrës akademikë, gjuhëtarë leksikografë shqiptarë, specialistë të gjuhës shqipe, pedagogë në departamentin e gjuhës greke dhe kërkues në arkeologji/numizmatikë.
Nisur me vullnetin e mirë e të pastër dhe thjeshtë për të ofruar zbulimet, por u hasën vështirësi, prej këtu edhe vendimi i përgjegjësit të Bashkëqeverisjes – J.S., ku, në ujdi u vendos që të përgatitej material i formës së shkruar për sa u përket zbulimeve, gjë që u mundësua pas disa muajsh.
Pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me pjesëmarrjen e një grupi tjetër të përbërë nga akademikë, gjuhëtare studiues dhe përkthyes , ku, theksoj, kësaj here, pa praninë e të nënshkruarit, është bërë i mundur vlerësimi i materialit dhe përgjigjia i është përcjellë kryeministrisë.
● Kryeministria ka pranuar ligjshmërisht vlefshmërinë e zbulimeve gjuhësore, përtej kësaj, u jam thellësisht mirënjohës, veçanërisht Kryeministrit për punën e bërë, por tashmë bëhet e nevojshme që z. Kryeministër të shprehet publikisht për zbulimin, pse jo – duke ndarë me publikun edhe përgjigjen e marrë nga grupi i studiuesve, shoqëruar me emrat përkatës (përfshirë edhe e-mail-in e datës 23 tetor 2023).
A.V.
<16.02.2024>
—-
#kryeministria
#zbulime
#gjuhesore
#edirama